I ishte refuzuar azili, shqiptari alarmon Oslon. Kërcënonte të hidhej nga pallati

01/05/2015 00:00

Një shqiptar ka terrorizuar për disa orë policinë e Oslos, në Norvegji, ku pasi kishte hipur në tarracën e një ndërtese, kërcënonte se do të hidhej, sepse i ishte refuzuar azili në këtë shtet.

Ai pretendon se është në gjakmarrje dhe, nëse kthehet në Shqipëri mund të vritet. Madje, ai dëgjohet të kërkojë edhe psikologun.

Mësohet se, pas disa orësh negociata, shqiptari, identiteti i të cilit nuk bëhet i ditur, është bindur nga policia norvegjeze që të zbresë nga pallati, duke rikthyer normalitetin në këtë mënyrë në kryeqytet, pasi e gjithë zona ishte bllokuar për disa orë.

Top Channel