Guardiola ‘këshillon’ Kehl-in: Mbylle gojën!

01/05/2015 00:00

Pep Guardiola ka ‘këshilluar’ kapitenin e Borusia Dortmund-it, Sebastian Kehl që ta mbyllë gojën, pasi mesfushori kishte thumbuar Bayern-in duke thënë që duhet të praktikojnë më shumë penalltitë.

Gjithçka ndodhi pas gjysmëfinales së Kupës, ku Bayern-i u eliminua nga Dortmund-i pas gjuajtjeve të 11-metërshave, ku bavarezet zhgënjyen pa shënuar asnjë gol nga katër gjuajtje.

“Këshilla ime për Sebastian Kehl është kjo: kur ju jeni 35 pikë mbrapa nesh në kampionat është më mirë të mbyllësh gojën. S’kemi nevojë që të ushtrojmë asgjë, pasi titulli është i yni”, ka thënë Guardiola.

Top Channel