“Paralele muzikore shqiptaro-çeke”

02/05/2015 00:00

“Paralele muzikore shqiptaro-çeke” është koncerti me muzikë klasike, që u zhvillua në Pragë, me kontributin e ambasadës shqiptare në kryeqytetin e Çekisë.

Repertori përmbante pjesë muzikore të kompozitorëve shqiptarë si, Thoma Simaku, Aleksandër Peçi, Vasil Tole, por edhe të kompozitorëve çekë.

Një ndërthurje e muzikës klasike moderne shqiptare dhe muzikës klasike kontemporane çeke u performua nga artistët shqiptarë, si violonçelisti Bledar Zajmi, pianisti Egli Prifti, dhe një orkestër me muzikantë e solistë çekë.

Koncerti u ndoq edhe nga ambasadori i Republikës së Shqipërisë në Pragë, Riza Poda, i cili e vlerësoi atë si një tregues të marrëdhënieve shumë të mira që ekzistojnë mes Shqipërisë dhe Republikës Çeke.

Top Channel