“Të punosh me Kanye është njësoj si me John Lennon”

02/05/2015 00:00

Sir Paul McCartney ka treguar se të punosh me Kanye West është njësoj sikur ke punuar me John Lennon.

Paul ka kaluar dy pasdite rresht duke shkruar këngë me reperin Kanye dhe muzikanti 72-vjeçar ka zbuluar se puna me Kanye i kujton atij kohën kur punonte me vokalistin e “Beatles”.

Ai është shprehur: “Kur shkruaja me John, ai ulej dhe luante me kitarë. Kurse unë duhet të ulesha gjithashtu dhe vazhdoja luaja ping-pong derisa të krijonim një këngë. Dhe puna më Kanye me kujton pikërisht atë kohë”.

Paul shprehet se në fillim mendonte që puna me Kanye do ishte e kotë dhe se nuk do kishte rezultat, por duket se çdo gjë ka shkuar ashtu siç duhet, pasi bashkëpunimi i tyre i ka rezultuar shumë i suksesshëm.

Top Channel