Libi, raketa godet qendrën mjekësore në Bengazi

02/05/2015 00:00

Një raketë goditi një qendër mjekësore në Bengazi të Libisë ditën e premte, duke vrarë 3 persona, kanë bërë të ditur anëtarë të stafit mjekësor.

Ndërkohë bëhet e ditur se 7 persona të tjerë mbetën të plagosur. Ende është e paqartë se cilët ishin autorët e sulmit.

Forcat e qeveritare dhe grupet terroriste janë duke luftuar për kontrollin e Bengazit, duke krijuar gjendje tejet të rëndë në vend. Libia ndodhet prej vitesh në kaos, që nga rënia nga pushteti e Muammar Gaddafit, në vitin 2001, liderit që sundoi për disa dekada.

Aktualisht, vendi qeveriset nga dy qeveri rivale, ndërsa milici të shumta kontrollojnë zonat dërrmuese të territorit.

Ndërkohë, ndasi të thella janë verifikuar mes vendeve të Gjirit lidhur me Libinë, me Emiratet e Bashkuara Arabe që bombardojnë objektivat e rebelëve islamikë dhe Katari që shpreh rezervat e tij për këto operacione.

Top Channel