Vlorë, dy arrestime gjatë orëve të natës

02/05/2015 00:00

Policia e qytetit të Vlorës, gjatë patrullimeve të kryera në orët e natës, ka arrestuar dy persona për veprime të ndryshme kriminale.

Sipas një njoftimi për shtyp, fillimisht uniformat blu kanë arrestuar shtetasin Asllan Llanaj, 52 vjeç, pasi u kap në flagrancë në vjedhje e sipër.

Sipas njoftimit, Llanaj po vidhte objekte hekuri në një pronë private, me qëllim shitjen e tyre për përfitime personale.

Ndërkohë, në rastin tjetër, agjentët kanë vënë në pranga shtetasin Eriseld Maze, pasi ai po drejtonte mjetin e tij pa dokumentacion.

Policia tha se, 26-vjeçari është arrestuar në zonën e Ujit të Ftohtë, teksa po udhëtonte me motorin e tij tip “Yamaha”, pa targa dhe me shpejtësi mbi 200 km/orë, jashtë normave të lejuara.

Top Channel