Dukesha e Kembrixhit lind vajzë

02/05/2015 00:00

Dukesha e Kembrixhit, Kate Middleton, ka lindur një vajzë në spitalin Lindo Wing. Lajmi bëhet i ditur nga vetë Pallati Mbretëror. Kate dhe vajza janë në gjendje të mirë shëndetësore.

Dukesha e Kembrixhit Kate Middleton ka lindur një vajzë. Lajmi është bërë publik në Twitter nga Pallati Kesington.

“Lartmadhëria e saj, Dukesha e Kembrixh ka lindur një vajzë, në orën 8.34 të mëngjesit”, thuhet në deklaratën e Pallatit Mbretëror. E gjithë familja mbretërore është lajmëruar ndërsa Kate dhe vajza e saj mësohet se janë në gjendje të mirë shëndetësore.

Më herët, ajo u shtrua në Lindo Wing ku dhe lindi fëmija i saj i parë, Princi Xhorxh, në korrik të vitit 2013. Ajo u largua nga Pallati me bashkëshortin e saj Princin Uilliam, rreth orës 06.00 të mëngjesit. 

Vogëlushja është e katërta në linjën e fronit, pas gjyshit të saj, Princit Çarls, të atit, Princit Uilliam dhe të vëllait, Princit Xhorxh.

Top Channel