Veliaj, takim me grupimet sportive: Bashkia abuzoi me fondet për sportin

02/05/2015 00:00

Kandidati i PS-së për Bashkinë e Tiranës, Erjon Veliaj ka zhvilluar paraditen e së shtunës takimin e radhës me qytetarët.

“Tirana ka nevojë për një politikë tjetër, ku ai që drejton duhet të zgjohet dhe të kuptojë se cilët janë problemet dhe se çfarë duhet bërë”, ka thënë Veliaj.

Përpara përfaqësuesve të grupimeve sportive, teksa është njohur me problematikën e tyre, Veliaj ka premtuar se nëse zgjidhet do t’i kthejë sportit vëmendjen e duhur.

“Aldrin Dalipi më tha se 800 mijë dollarë kishte miratuar Këshilli Bashkiak për sportin, por 420 mijë u morën për fushatën e vitit 2013”, ka thënë Veliaj, duke shprehur dëshirën e tij për ndryshimin e situatës.

“Aktualisht, unë do të doja ta gërshetonim të gjithë bisedën me të gjithë ata që dëshirojnë ta ndryshojnë qytetin tonë, që ta bëjnë më energjik e më të shëndetshëm”, ka shtuar ai.

 

Top Channel