Kosovë, opozita: Do të vazhdojmë protestat

02/05/2015 00:00

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës paralajmëroi vazhdimin e protestave në rrugë, pasi qeveria nuk iu përgjigj kërkesave të opozitës në protestën e fundit.

Në një konferencë për shtyp, Ahmet Isufi nga AAK bëri të ditur se qeveria i ka injoruar kërkesat e qytetarëve dhe rrjedhimisht e vetmja zgjidhje mbetet protesta në rrugë.

Por data e manifestimit të radhës ende nuk është vendosur. Isufi tha se këtë do ta koordinojnë bashkë me dy subjektet e tjera të opozitës.

Këtë të shtunë bëhen dy javë nga protesta e opozitës, ku morën pjesë mijëra qytetarë. Ata kërkuan nga qeveria që të ndërmarrë veprime për statusin e ndërmarrjes Trepça, për mosndërhyrje në televizionin publik RTK dhe që sistemi i drejtësisë të mos vazhdojë të jetë i kapur.

 

Top Channel