Një vajzë 9-vjeçare ka ndërruar jetë, pasi shtëpia e saj në lagjen Çair të Shkupit u përfshi nga flakët në orët e natës.

Sipas mediave të vendit fqinj, ngjarja ëshë shënuar në rrugën “Kemal Sejfulla”, ku shpërthimi i një bombule gazi ka shkatërruar plotësisht banesën.

Përveç viktimës, janë plagosur rëndë të dy prindërit e saj, të cilët u përpoqën të shpëtonin të miturën.

Ndërsa dy fëmijët e tjerë të shtëpisë janë në gjendje të mirë shëndetësore. Policia ka bërë të mundur shuarjen e flakëve.

Top Channel