I kërkon selfie zv.kryeministrit, por… i bien pantallonat

02/05/2015 00:00

Një adoleshent i kërkoi zv.kryeministrit britanik Nick Clegg të bënin një selfie, por fatkeqësisht u vu në siklet, pasi i ranë pantallonat.

Ai u ndje ngushtë duke thënë se tashmë miqtë e tij nuk kanë për ta lënë rehat. William Carrie, 17 vjeç, ishte në oborrin e Solihull College pasditen e së premtes, ku Clegg po vijonte fushatën e tij për zgjedhjet e përgjithshme.

Në momentin që politikani pranoi të bëjë selfie, 17-vjeçarit William i ranë xhinset deri në gjunjë, duke e lënë të turpëruar. Duke folur për MailOnline, adoleshenti rrëfeu se gjithçka ishte aksidentale.

FOTO GALERI
1/2
I kërkon selife Nick Clegg, por… i bien pantallonat

Top Channel