Sazan Guri, kandidat i pavarur; dorëzon 5080 firma në KQZ

02/05/2015 00:00

Kandidati i pavarur për Bashkinë e Tiranës, Sazan Guri ka dorëzuar këtë të shtunë në KQZ firmat e mbledhura nga qytetarët për të garuar në zgjedhjet e 21 Qershorit.

Në një prononcim për mediat, Guri ka falenderuar qytetarët që hodhën firmën dhe mediat që e kanë ndjekur gjatë kësaj kohe.

Përballë në këtë garë Guri do të ketë kandidatin tjetër të pavarur, Gjergj Bojaxhi, si dhe ata të dy partive të mëdha, Halim Kosova nga PD dhe Erjon Veliaj nga PS.

Top Channel