Fier, protesta për mashtrimin me tokën në Grecalli

02/05/2015 00:00

Banorët e fshatit Grecalli në rrethin e Fierit protestuan sërish të shtunën për tokat e shfrytëzuara për 20 vjet rresht nga drejtuesit e komunës Qendër.

Protesta u zhvillua në qendër të fshatit dhe protestuesit kërkuan rikthimin e pronës së mohuar.

Ata kërkuan që mashtruesit të dalin përpara ligjit, ndërsa paralajmëruan që nëse ky problem nuk do të gjejë zgjidhje, javën tjetër do të bëjnë vetëgjyqësi duke bërë vetë ndarjen e tokës në fshatin Nikas.

Dy ditë më parë, kreu i komunës Qendër, Harrila Mile, nëpërmjet një deklarate publike, mohoi të gjitha akuzat e ngritura nga banorët e fshatit Grecalli.

Top Channel