Sulmet ajrore të koalicionit të SHBA në Siri, vriten 52 civilë

02/05/2015 00:00

Sulmet ajrore të koalicionit të udhëhequr nga Shtetet e Bashkuara kanë vrarë më shumë se 50 civilë në veri të Sirisë, thonë aktivistët. Observatori sirian për të drejtat e njeriut, thotë se fshati Birmahle u godit të premten dhe se disa njerëz kanë mbetur të ngecur në rënoja. Koalicioni nuk ka komentuar këto deklarata.

Më herët, Observatori ka thënë se fushata ajrore e SHBA ka vrarë më shumë se dy mijë persona në total, përfshirë këtu 1922 luftëtarë të ISIS.

“Sulmet ajrore të koalicionit të premten, në fshatin Birmhale në provincën e Aleppo kanë vrarë 52 civilë”, deklaroi për AFP-në Rami Abdel Rahman, kreu i Observatorit sirian për të drejtat e njeriut. Shtatë fëmijë janë vrarë dhe 13 të tjerë ende nuk janë identifikuar.

Fshati shtrihet në kufirin ku luftëtarët e shtetit islamik u përplasën me kurdët. SHBA nisën fushatë e tyre ajrore kundër IS në shtatorin e kaluar. Vendet që i janë bashkuar koalicionit janë edhe Kanadaja, Bahrein, Arabia Saudite, Jordania dhe Emiratet e Bashkuara Arabe.

Top Channel