Mustafa: Mbështetje bizneseve, të nxisim konkurrencën

02/05/2015 00:00

Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa u ka premtuar bizneseve përkrahje për t’u bërë konkurruese në tregun rajonal dhe europian. Mustafa vizitoi të shtunën panairin “Prishtina 2015”, në të cilin po marrin pjesë 150 biznese.

“Ju premtova bizneseve që do t’i përkrahim, se do të orientojmë qeverinë në stimulimin dhe nxitjen e bizneseve, në hapjen e vendeve të punës dhe konkurrencës, sepse ne nuk jemi të interesuar që të kemi biznese vetëm në Kosovë, por që bizneset tona të dalin e të konkurrojnë edhe në tregun rajonal dhe atë evropian”, tha Mustafa.

Ndërsa kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Safet Gërxhaliu tha
se bashkërisht duhet të orientohemi në fuqizimin e sektorit privat.

Top Channel