Incident në fushatën e Grida Dumës, përplasen simpatizantët

02/05/2015 00:00

Një incident i ndodhur të premten gjatë një aktiviteti elektoral të kandidates Grida Duma në zonën e Shkozetit, ka tensionuar fushatën elektorale në qytetin bregdetar të Durrësit.

Në mbrëmje, Partia Demokratike përmes deputetit Edmond Spaho, drejtuesi politik i fushatës në Durrës, ka denoncuar ngjarjen publikisht.

Incidenti ka ndodhur kur kandidatja për Bashkinë e Durrësit Grida Duma dhe grupi që e shoqëronte janë futur në zonën e Shkozetit për të takuar banorë të saj. Por sipas tyre, në këtë moment një makinë me një flamur të Partisë Socialiste është futur mes njerëzve duke provokuar dhe shkaktuar kaos.

Disa persona janë përplasur fizikisht dhe për pasojë një prej pjesëtarëve të stafit të Dumës edhe është gjakosur.

Këto janë edhe pamjet e ofruara nga një kamera e stafit të zonjës Duma që ka filmuar momentet e incidentit.

Partia Demokratike ka bërë të ditur se ka kallëzuar në polici dhe Prokurori për ndjekje penale autorët e identifikuar të këtij incidenti të dhunshëm.

Top Channel