Ndërron jetë shkrimtarja Ruth Rendell

02/05/2015 00:00

Autorja e romaneve të verdhë Ruth Rendell, ka ndërruar jetë në moshën 85-vjeçare. Ajo ka shkraur më shumë se 60 novela në një karrierë 50-vjeçare.

Krijimi i saj më njohur është Inspektori Ëexford, i cili u kthye edhe në një serial të suksesshëm televiziv.

Rendall, një prej autoreve më të mira kontemporane britanike, ka shkruar gjithashtu edhe nën pseudonimin Barbara Vine. Ajo ka lindur në Essex, ajo i solli një dimension të ri social dhe psikologjik romanit kriminalistik.

Një pjesë e punëve të saj janë përkthyer në më shumë se 20 gjuhë dhe janë përshtatur edhe për kinema dhe televizion. Ajo është autore e rreth 20 novelave, protagonistët e të cilëve janë shpesh pjesë e shoqërisë. Novela e saj e fundit, Dark Corners, pritet të publikohet në tetor.

Top Channel