“Gameshow” më i mirë në studio

02/05/2015 00:00

Formati televiziv “Mamaja ime gatuan më mirë se e jotja”, i cili zhvillohet edhe në Top Channel në programin E Diell, është shpallur në Çmimet Ndërkombëtare të formateve, si  Gameshow më i mirë në studio.

Këto çmime jepen në tregun më të madh të programeve dixhitale dhe televizive, i cili zhvillohet çdo vit në Cannes të Francës.

Ornela Bregu, prezantuese: Unë jam shumë e kënaqur. Kënaqësia mbetet tek unë sepse në fund unë e provoj pjatën dhe jap një vendim.

Alfio Rrotani, prezantues: Tek ne është e kundërta, sa më shumë nuk di të gatuash, aq më shumë na duhesh.

Top Channel