Afganët dhe talibanët takohen në Doha

02/05/2015 00:00

Agjencia shtetërore e lajmeve të Katarit bën të ditur se zyrtare afganë dhe talibanë do të mbajën dy ditë bisedime në Doha.

QNA raporton se bisedimet do të nisin të dielën, por nuk citon se cilët zyrtarë do të marrin pjesë në këto bisedime. Në një deklaratë, më herët talibanët kishin bërë publik tetë persona që do të merrnin pjesë nga ana e tyre. Megjithatë, theksojnë ata, “diskutimet nuk duhet të ngatërrohen si bisedime për paqe apo negociata”.

Zëdhënësi i presidentit afgan, Ajmal Abidy tha se anëtarët e Këshillit të Lartë për Paqe do të marrin pjesë në bisedimet në Doha. “Ata do të takohen ballë ëpr ballë. Asgjë nuk do të ndodhë, dhe ne nuk presim gjë”, ka thënë Abidy për Associated Press. Përpjekjet e mëparsme për bisedime kanë dështuar.

Top Channel