Ditëlindja e Beckham, Victoria me urim special

02/05/2015 00:00

David Beckham feston 40-vjetorin e lindjes dhe VIP-at kanë nxituar ta urojnë ish-kapitenin e kombëtares angleze. E para që i ka dhënë një urim special ka qenë Victoria, bashkëshortja e David që më pas e ka ndarë urimin e saj me ndjekësit në Instagram.

“Happy Birthday”, tullumbace me numrin 40 dhe një tryezë e shtruar me stil, këto bien në sy në foton që ka hedhur Victoria në Instagram. Njëra nga familjet më të famshme po qëndron në Marok, ku edhe do festojë ditëlindjen e 40-të ish-futbollisti.

David ka marrë urime edhe nga shumë futbollistë, aktorë dhe ish-klubet për të cilat ka luajtur, duke përfshirë United, Real Madrid, Milan dhe PSG.  Një urim të veçantë i ka kushtuar edhe i biri, Brooklyn.

Ndërkohë, vetë Beckham ka postuar një foto në Instagram duke shtuar si përshkrim “Ndihem shumë i llastuar këtë mëngjes”.

Top Channel