Bundesliga, barazojnë Dortmund dhe Wolfsburg

02/05/2015 00:00

Kanë përfunduar ndeshjet e para të xhiros së 31-të në Bundesligën gjermane. Schalke ka rigjetur rrugën e fitores, pasi nuk shijonte tre pikët që nga 7 marsi, kur kishin mposhtur Hoffenheim-in.

Djemtë e Di Mateo-s fituan ndaj Stuttgart-it me rezultat 3-2. Huntelaar ishte i pari që shënoi në minutën e nëntë, por miqtë rikthyen gjithçka në favor të vetin me Harnik dhe Kostic. Holandezi Huntelaar u kujdes të barazonte 12 minuta para fundit, ndërsa Klein me një autogol i dhuroi fitoren Schalke-s.

Ndërkohë, lufta për vendin e dytë mbetet e hapur, pasi Wolfsburg ka barazuar në shtëpi kundër Hannover-it. Vendasit bënë gjithçka mirë me Dost dhe Perisic, që mbyllën pjesën e parë në favor të tyre me 2-0, por miqtë nuk u dorëzuan që me Briand dhe Sane barazuan në 2-2.

Në barazim është ndalur edhe Dortmund që nuk arriti më shumë se 1-1 në transfertë ndaj Hoffenheim-it. Vendasit kaluan të parët në avantazh me Volland, ndërsa në minutën e 35-të Hummels barazoi më 1-1 që ishte dhe rezultati përfundimtar.

Në ndeshjet tjera, Koln-i ka marrë një barazim pa gola me Augsburg-un, ku mbrojtësi shqiptar Mërgim Mavraj luajti për më shumë se 30 minuta. Paderborn-i pa Mehën ka rigjetur fitoren në transfertë 3-2 ndaj Freiburg-ut, ndërsa Werder Bremen fitoi 1-0 me Frankfurt-in.

Top Channel