Barca tremb Bayern-in, Messi parakalon Ronaldon

02/05/2015 00:00

Barcelona i dërgon sinjale të qarta Bayern-it në prag të sfidës gjysmëfinale të Champions-it. Djemtë e Luis Enrique-s kanë shënuar 18 gola në katër ndeshjet e fundit dhe nuk kanë pësuar asnjë.

Messi, Suarez dhe Neymar konfirmuan formën e tyre të lartë edhe në ndeshjen ndaj Cordoba-s ku bashkë shënuan 5 gola dhe dhanë tre asiste. Barcelona fitoi 8-0 në transfertë duke mbajtur katër pikë diferencë me Realin që do luajë një sfidë të vështirë ndaj Sevilla-s.

U desh të pritej minuta e 42-të që Barcelona të shënojë golin e parë me Rakitic, ndërsa tre minuta më vonë Suarez shënoi për 2-0. Pjesa e dytë ishte më e frikshme për Cordoba-n pasi u shënuan edhe gjashtë gola të tjerë.

Luis Suarez arriti “hat-trick”-un e parë me Barcen pasi gjeti rrugën e golit edhe në të 53-ën dhe 88-ën, ndërsa Messi shënoi dy gola për të parakaluar Ronaldon në listën e golashënuesve. Dy golat tjerë u shënuan nga Pique dhe Neymar, që ishte i saktë nga pika e penalltisë.

Top Channel