Erion Veliaj dëgjesë me qytetarët në njësinë numër 3: Kosova, fushatë ‘me gjasmë’

02/05/2015 00:00

Erion Veliaj ka zhvendosur pasditen e së shtunës në njësinë numër tre të Tiranës dëgjesën e tij me qytetarët.

Kandidati i mazhorancës për kryetar në bashkinë më të madhe të vendit u ndal sërish tek fushata, duke bërë një krahasim me atë të rivalit të tij kryesor në këtë garë, Halim Kosovës.

“Nëse e bën me gjasmë fushatën, me gjasmë do jesh edhe në krye të bashkisë. Nëse  e bën me gjasmë dhe monton fushatën, me gjasmë do bësh edhe punën e bashkisë”- u shpreh Veliaj.

Gjatë paradites Veliaj ka zhvilluar një takim me sportistë dhe qytetarë, të cilëve u premtoi vëmendjen e bashkisë në rast fitoreje.

“Tirana ka nevojë për një politikë tjetër, ku ai që drejton duhet të zgjohet dhe të kuptojë se cilët janë problemet dhe se çfarë duhet bërë. Aldrin Dalipi më tha se 800 mijë dollarë kishte miratuar Këshilli Bashkiak për sportin, por 420 mijë u morën për fushatën e vitit 2013”, ka thënë Veliaj, duke shprehur dëshirën e tij për ndryshimin e situatës.

Top Channel