Aksion antikanabis në Shkodër, asgjësohen 660 bimë narkotike

02/05/2015 00:00

Në vijim të operacioneve të njëpasnjëshme të zhvilluara nga strukturat e Drejtorisë së Policisë së Qarkut Shkodër për “parandalimin e kultivimit të bimëve narkotike”, si dhe për  “evidentimin dhe shkatërrimin e parcelave të kultivuara me bimë narkotike”, efektivët e Komisariatit të Policisë Shkodër kanë zhvilluar  një tjetër operacion antikanabis.

Mbi bazën e informacioneve të marra në rrugë operative se në fshatin Myselim, Komuna Postribë në Shkodër janë të kultivuara bimë narkotike, është ushtruar një kontroll i imtësishëm  ku ka rezultuar se në vendin e quajtur Lodërtune, në një zonë kodrinore dhe të pyllëzuar , janë gjetur 400 rrënjë bimë narkotike canabis sativa, të cilat varionin nga 5 deri në 10 cm të larta.

Po këtë të shtunë, pas informacioneve të marra se në fshatin Mnelë, Komuna Vig-Mnelë në Shkodër, janë të kultivuara bimë narkotike, u ushtrua një tjetër kontroll i imtësishëm ku ka rezultuar se në vendin e quajtur Currilat , në një pjesë kodrinore janë gjetur 260 rrënjë bimë narkotike kanabis stativa, të cilat varioni nga 10 deri ne 15 centimetra të larta .

Policia njofton se po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorëve.

Top Channel