Skënderbeu fiton ndaj Teutës, pret i qetë Partizani-Tirana

02/05/2015 00:00

Skënderbeu ka mposhtur jo pa vështirësi skuadrën e Teutës dhe pret i qetë ndeshjen mes Partizanit dhe Tiranës ditën e hënë.

Korçarët fituan 4-2 përballë durrsakëve. Rezultati u zhbllokua nga Latifi në minutën e 33, ndërsa dhjetë minuta më vonë Kotobelli barazon gjithçka. 1-1 mbyllet pjesa e parë.

Katër minuta nga nisja e pjesës së dytë, Diego Martins kalon sërish në avantazh vendasit. Berisha shënon në minutën e 51-të, por dy minuta më vonë Peposhi gjen golin e 2-të për miqtë. Shkëmbi vulos fitoren në minutën e 77-të.

Pas kësaj fitoreje, Skënderbeu ngjitet në kuotën e 72 pikëve, 6 më shumë se Kukësi dhe Tirana. Bardheblutë kanë një ndeshje më pak, pikërisht derbin me Partizanin që luhet të martën në orën 20.

Top Channel