Fier, Çaçi kandidon në emër të PSD-së së Gjinushit

03/05/2015 00:00

Ish-deputeti socialist, Albert Çaçi është tashmë zyrtarisht kandidat i PSD-së për Bashkinë e Fierit. Të shtunën në mesditë, Çaçi ka depozituar në KQZ 2950 firmat e kërkuara si kriter për regjistrimin e kandidaturës së tij.

Prej disa javësh ishte përfolur emri i Albert Çaçit dhe kandidimi i tij për PSD-në e Skënder Gjinushit. Ai ka qenë deputet i PS-së për tre legjislatura deri në vitin 2013, zv.ministër në qeverinë e Fatos Nanos dhe një nga eksponentët e lartë të PS-së në Fier.

Dalja e tij në garë si kandidat i PSD-së vjen pas shpërfilljes, që kreu i Partisë Socialiste, Edi Rama i bëri atij si eksponent i PS-së dhe Skënder Gjinushit si aleat i koalicionit fitues të 23 Qershorit.

Gara për Bashkinë e Fierit, me kandidimin e Çaçit pritet të sjellë një ngushtim të theksuar të diferencës së votave mes PS dhe PD, dhe kandidatëve respektivë të tyre Armando Subashi dhe Enkelejd Alibeaj.

Top Channel