Borxhet ndaj HEC-eve private, KESH shlyen pagesat deri në Shtator të 2014-s

03/05/2015 00:00

Koorporata Elektroenergjetike Shqiptare deklaroi se vazhdon të paguajë detyrimet e prapambetura ndaj Hidrocentraleve private.

Sipas KESH, me pagesat e fundit janë shlyer borxhet e papaguara për faturat deri në Shtator të vitit 2014. Kjo do të thotë, që kanë mbetur ende për t’u paguar edhe 2 miliardë lekë të tjera, të cilat i përkasin faturave të periudhës Shtator-Dhjetor 2014, ndërsa energjia e blerë gjatë këtij viti është paguar rregullisht.

KESH bën të ditur se, i gjithë borxhi ndaj HEC-eve private do të likuidohet brenda gjashtëmujorit të parë të këtij viti.

Sipas Koorporatës, pagesa e borxheve ndaj prodhuesve privatë, të cilat kulmuan deri në 60 milionë dollarë, u bë e mundur falë rritjes së likuiditetit në këtë sektor dhe reformës në tarifat për prodhuesit privatë.

Top Channel