Shkodër, arrestohen 2 vëllezër të shpallur në kërkim

03/05/2015 00:00

Policia e Shkodrës ka bërë të mundur mbrëmjen e së shtunës arrestimin e dy vëllezërve, të cilët ishin shpallur në kërkim.

Janë vënë në pranga 25-vjeçari Eljon Hato, banues në Kiras-Shkodër, i cili akuzohet për veprat penale “vrasje me dashje”, “plagosje e rëndë me dashje” dhe “armëbajtje pa leje”, si dhe 31-vjeçari Elkjer Hato, i cili është dënuar me 4 vite e 8 muaj burg për “armëmbajtje pa leje”.

Top Channel