Arben Tafaj dorëzon firmat në KQZ

03/05/2015 00:00

Kandidati për Bashkinë e Tiranës, Arben Tafaj, ka depozituar pranë KQZ-së firmat mbështetëse të kërkuara nga ligji për zyrtarizimin e tij.

Kryetari aktual i njësisë bashkiake numër 8 në kryeqytet, garon i mbështetur nga një forcë e re politike, Partia për Vlera, Mirëqenie dhe Progres, parti e qendrës së djathtë.

“Duke qenë se në të treja mandatet kam qenë i propozuar nga Shoqata Tirana dhe i mbështetur nga koalicioni i djathtë, e quaj legjitime që në krye të një subjekti politik të qendrës së djathtë, të jem kandidat për Bashkinë e Tiranës dhe të marr përsipër përgjegjësi që qytetarët i quajnë tashmë edhe si një detyrim moral kundrejt tyre”, u shpreh Tafaj.  

Në orën 18:00 të së hënës mbyllet afati ligjor në KQZ për dorëzimin e dokumentacionit për regjistrimin për zgjedhjet vendore të 21 Qershorit.

Top Channel