Meshkujt modernë nuk i mbajnë sekretet

03/05/2015 00:00

Miti se meshkujt i mbajnë më shumë sekretet se femrat duket se është shembur. Nga kërkimet e fundit të “Columbia Business School” është vërtetuar se meshkujt bëjnë edhe me shumë thashetheme se gjinia e bukur.

Mesatarisht, meshkujt modernë nuk durojnë më shumë se dy orë e 47 minuta për ta ndarë një sekret me dikë tjetër, ndryshe nga femrat, të cilat arrijnë të “përmbahen” edhe për 40 minuta më shumë.

Sipas hulumtuesve, shkak për rezultatet e fundit janë bërë rrjetet sociale, që u kanë dhënë më shumë mundësi meshkujve të bëjnë edhe thashetheme.

Megjithatë, të ndash një sekret me dikë tjetër nuk është edhe aq keq, kjo duke iu referuar profesorit të kësaj shkolle, Michael Slepian. “Të mbajturit një sekret i shkakton një personi më shumë stres, më shumë energji të humbura dhe, si rezultat, më pak motivim për punët tjera. Nëse nuk dëshironi që një sekret ta ndani me dikë të afërt me ju, atëherë mbani një ditar me shënime dhe shkruani gjithë ato që keni brenda”, ka thënë ai.

Top Channel