Çaji ju bën mirë për trurin

03/05/2015 00:00

Një filxhan çaj mund t’ju shijojë, por ju bën mirë edhe për trurin. Studimet e fundit kanë treguar se çaji nxit aktivitetin e trurit, sidomos pjesët që lidhen me kujtesën dhe marrjen e vendimeve.

Ende nuk është e qartë se kush i shkakton këto efekte, por publikimi i fundit i “Nutritional Neuroscience” dëshmon se një filxhan me çaj jeshil ose të zi ka efekt në trurin e njeriut vetëm gjysmë ore pasi ta keni kosnumuar.

Duket se benefitet më të mëdha nga çaji marrin anglezët, të cilët konsumojnë rreth 165 milionë filxhani çaji në ditë. Përkthyer në përqindje, i bie që 80% e popullsisë janë konsumues të këtij produkti.

Studimet e mëhershme kishin treguar se konsumimi i çajit tre deri në katër filxhanë në ditë ndihmon edhe në uljen e mundësisë për të pasur një sulm në zemër, ndërsa ul edhe nivelin e stresit.

 

Top Channel