Halim Kosova takon tregtarët dhe fermerët

03/05/2015 00:00

Ndalesa e radhës në turin e takimeve të kandidatit demokrat për Bashkinë e Tiranës, Halim Kosova ishte tregu “Çam”, ku tregtarët veç rënies së fuqisë blerëse, shprehen se edhe taksat e rritura dhe çmimi i energjisë janë një problem për ta.

“Vazhdon prapë historia e mbifaturimit të korrentit mbi biznesin. Po e mori Erion Veliaj do t’i rrisë çmimet e taksat, si Edi Rama. Tani shpresojmë të jesh t’i në krye”, tha nja tregtar.

Nga ana e tij, Kosova u shpreh se mirëqenia e tregtarëve përkthehet në më shumë mundësi punësimi. “Sa më shumë lekë të kesh në xhep, aq më shumë do mendosh të përmirësosh gjërat, për të marrë ndonjë njeri në punë. Gjithë çelësi aty është”.

Taksat e larta ishin i njëjti shqetësimi edhe për fermerët e Kasharit, me të cilët Halim Kosova u takua

“Taksa është aq shifër e madhe sa prodhuesit nuk arrijnë dot ta paguajnë taksën se është shumë e lartë”, tha një fermer.

Kosova premtoi se ai do të angazhohet që mundësitë e fermerëve të shtohen. “Ky prodhim i shkëlqyer që t’i dhe shumë të tjerë përreth bëni, si t’u shkojë në treg, me qëllim që të justifikojë djersën tënde, por edhe mos rëndojë qytetarët. Të justifikohet djersa juaj familjarisht. Qëllimi im nuk është që ty të të justifikohet, që ti të rrish gjithë ditën në diell për të larë ato që ti ke investuar. Problemi është që ty të të mbeten sa më shumë lekë, sepse sa më shumë lekë do të thotë më shumë mekanizim, më shumë zgjerim, më shumë mundësi për qytetin”, tha Kosova.

Më herët, ai takoi banorë të Tiranës, ku u shpreh se turizmi duhet t’i sjellë të ardhura qytetit dhe të krijojë vende pune. Ai tha se ka shumë për të bërë, që nga linjat e dedikuara për në vendet turistike të Tiranës, e deri tek pajisja me informacionin e nevojshëm për destinacionet atraktive dhe të trashëgimisë kulturore.  

 

Top Channel