Sulmi në Dallas, ISIS merr përsipër përgjegjësinë

04/05/2015 00:00

ISIS ka marrë përsipër përgjegjësinë për sulmin që ndodhi në eventin me karikatura të profetit Muhamed. Ka qenë një anëtar i Shtetit Islamik që ka shkruar në rrjetin social Twitter.

Dy persona të armatosur mbetën të vrarë, pasi hapën zjarr jashtë një konference të mbajtur në periferi të Dallasit (SHBA). Gjithashtu, është plagosur një roje sigurie e ‘Curtis Culwell Center’, aty ku po mbahej konferenca.

Aktiviteti, i organizuar nga një grup personash kritikë ndaj Islamit, përfshinte dhe një konkurs me karikatura të profetit Muhamed.

Pak para se të mbyllej eventi, dy persona kanë dalë nga një makinë dhe hapën zjarr duke plagosur rojen e sigurisë. Policia i është përgjigjur zjarrit, duke i vrarë të dy.

Rreth 200 persona po ndiqnin konferencën dhe u zhvendosën në pjesën e pasme të godinës, para se të evakuoheshin me autobusë shkolle.

Top Channel