Bayern Munchen, Lewandowski është i gatshëm për Barcelonën

04/05/2015 00:00

Robert Lewandowski është i gatshëm të bëjë gjithçka për të mos humbur ndeshjen e parë gjysmëfinale të Champions League, që Bayern Munchen do të luajë ndaj Barcelonës, takim që do të zhvillohet të mërkurën, në orën 20:45, në Camp Nou.

Pavarësisht frakturës në nofull dhe në hundë, që pësoi në gjysmëfinalen e Kupës së Gjermanisë përballë Borussia Dortmund, sulmuesi i bavarezëve do të jetë i disponueshëm për trajnerin Pep Guardiola.

Lajmin e bëri të ditur vetë futbollisti përmes një postimi në Twitter, ku ndau me ndjekësit e tij një foto. Ai kishte  pozuar me maskën mbrojtëse që do të përdorë ndaj spanjollëve.

Top Channel