Pukë dhe Fushë Arrës, Panariti prezanton kandidatët e së majtës

04/05/2015 00:00

Ministri i Bujqësisë, Edmond Panariti, ka prezantuar të hënën kandidatët e së majtës për bashkinë e Pukës dhe Fushë Arrësit, Gjon Gjoni dhe Fran Tuci.

“Këtu jam si ministër dhe përgjegjësitë janë të mëdha ndaj jush dhe zhvillimit të kësaj zone, zonë që bart shumë vlera potenciale. Mendoj që njeriu i duhur dhe që ka vizionin është Gjon Gjoni. Kam pasur rastin të diskutoj me të për zhvillimin e bujqësisë në Pukë dhe nuk kam parë njeri më të fokusuar, më të qartë në projektet e zhvillimit dhe bujqësisë në Pukë”, tha Panariti, i cili shoqërohej në këtë prezantim edhe nga deputetët Mimoza Hafizi, Agron Çela dhe Namik Kopliku.
 
Panariti vlerësoi edhe mundësitë e prodhimit bio në Pukë, teksa ka folur për domatet dhe mjaltin. Ai theksoi se duhet punë e madhe në bujqësi, por edhe në kolektorin e ujërave të zeza, për të cilin duhet investuar.
 
Gjithashtu, Panariti vlerësoi edhe kandidatin për bashkinë e Fushë Arrësit, Fran Tuci. “Të gjitha këto sfida do t’i bëjmë realitet edhe me Franin në krye të Bashkisë së Fushë-Arrësit, për t’i dhënë transformimin e duhur që e meriton kjo zone”, tha ai.

Top Channel