Franca i shet Katarit 24 avionë luftarakë

04/05/2015 00:00

Presidenti francez Francois Hollande nis turin dy-ditor në Lindjen e Mesme. Ai ndodhet në Katar për të përfunduar dhe shitjen e avionëve luftarakë francezë.

Në pritje të ceremonisë së dorëzimit të 24 avionëve Rafale, Hollande takohet me sheikun e Katarit, Tamim ben Hamad al-Thani.

Kontrata konfidenciale e shitjes me një prej shteteve të Gjirit më të pasur me naftë, përfshin edhe trajnimin e 36 pilotëve dhe qindra mekanikëve. Turi i Hollande vijon më pas në Arabinë Saudite, ku do të jetë miku i nderit në samitin e gjashtë vendeve anëtare të Këshillit të Bashkëpunimit të Gjirit. Ky është rasti i parë që një lider perëndimor merr pjesë në këtë Këshill.

Shtypi francez e ka konsideruar “të rëndësishme” këtë vizitë, duke e cilësuar Presidentin si “Francois i Arabisë”.

 

Top Channel