Tiranë, 20 të arrestuar në fundjavë për drejtim mjeti në gjendje të dehur

04/05/2015 00:00

Vetëm në fundjavë policia e Tiranës ka vënë në pranga 20 persona për drejtim të mjetit në gjendje të dehur apo dhe në mënyrë të parregullt.

Vetëm në orët e para të së hënës, bën të ditur policia janë vënë në pranga shtatë persona, mes tyre edhe një shtetas italian dhe një shtetas nga Kosova.

Francesco Simone, 43 vjeç është kapur tek rruga e Kavajës në orët e para të mëngjesit duke drejtuar mjetin në gjendje të dehur. Edhe shtetasi kosovar, Valon Maxhuni është kapur në të njëjtën rrugë, duke drejtuar në gjendje të dehur mjetin e tij tip Fuoristradë.

Top Channel