Kina dhe Tajvani, bisedime të nivelit të lartë pas gjashtë vitesh

04/05/2015 00:00

Lideri i partisë në pushtet në Tajvan dhe Presidenti kinez, Xi Jinping kanë mbajtur bisedimet e një niveli të lartë mes dy vendeve, pas gjashtë vite.

Lideri i partisë në pushtet në Tajvan dhe presidenti kinez, Xi Jinping kanë mbajtur bisedimet e një niveli të lartë mes dy vendeve, në gjashtë vitesh.

Kreu nacionalist, Eric Chu, ishte në Pekin për takimin, një shenjë kjo e ngrohjes së marrëdhënieve mes tyre. Por afrimi është parë me dyshim në Tajvan, ku dhe kanë nisur protestat për lidhjet e ngushta.  Nacionalistët kinezë shkuan në Tajvan më 1949, pas një luftë civile brutale me komunistët. Kina e konsideron Tajvanin si një provincë të saj që duhet t’i rikthehet.

Por disa prej tajvanezëve kundërshtojnë ribashkimin dhe kanë frikë se varësia e rritjes ekonomine nga Pekini mund të jetë hapi i parë drejt kësaj.

Agjencia shtetërore kineze e lajmeve, Xinhua citon Presidentin kinez Xi të ketë thënë gjatë takimit se, Kina dhe Tajvani duhet të zgjidhin ndasitë politike përmes konsultimeve, por me pranimin e Tajvanit se është pjesë e Kinës. Ai është shprehur gjithashtu se Pekini do të bëjë përpjekje të mëdha për t’u hapur me Tajvanin dhe për ta ndihmuar atë të zhvillohet ekonomikisht. “Të dyja palët mund të konsultohen në nivele të njëjta, nën parimin e ‘një Kine’, dhe të arrijnë një marrëveshje të arsyeshme”, është shprehur Xi.

Top Channel