Fier, prokuroria merr në pyetje administratorin e “Bankers”

04/05/2015 00:00

Prokuroria e qarkut Fier ka marrë në pyetje paraditen e së hënës administratorin e kompanisë “Bankers Petroleum”, Leonidha Çobo.

Lajmin e bëjnë të ditur burime pranë organit lokal të akuzës, sipas të cilave fletëthirrje janë lëshuar edhe për tre drejtues të tjerë të kompanisë kanadeze.

Marrja në pyetje e zotit Çobo dhe më pas e kolegëve të tij vjen në kuadër të hetimeve mbi shpërthimin e gazrave në Marinzë.

Top Channel