Francë, ekstremisti Le Pen do të dalë para komisionit disiplinor

04/05/2015 00:00

Komentet e tij anti-semite do ta nxjerrin përpara një komisioni disiplinor. Dënimi për themeluesin e partisë franceze të ekstremit të djathtë, Fronti Kombëtar, nuk është caktuar ende.

Vendimi do të hidhet në diskutim, ndërsa anëtarët e komisionit kanë kërkuar të dëgjojnë më parë argumentet mbrojtëse të Le Pen, i cili disa javë më parë i quajti dhomat e gazit të nazisteve thjesht “detaje” të Luftës së Dytë Botërore.

Këto komente e vunë 86-vjeçarin edhe përballë të bijës së tij, Marine, kryetarja aktuale e Frontit Kombëtar, e cila po përpiqet ta transformojë këtë lëvizje nga një parti anti-emigracionit në një alternativë të preferuar prej votuesve në presidencialet e vitit 2017.

Top Channel