Anëtari i këshillit shkon në tualet, por…harron mikrofonin ndezur

04/05/2015 00:00

Gjërat nuk kanë shkuar dhe aq mirë në mbledhjen e një këshilli për shëndetësinë në Georgetown të Teksasit, teksa një anëtari të këshillit i duhej të shkonte në tualet.

Fatkeqësisht për të, ai kishte harruar ndezur mikrofonin dhe e gjithë dhoma e mbledhjes u detyrua të dëgjojë zhurmat natyrale në tualet.

Ata mësuan se kolegu i tyre nuk lau duart pas nevojave personale. E shkreta Rachael Jonrowe, e cila u përpoq të mbante diskutim serioz mbi një rezolutë për sëmundjet, nuk mundi të mbante të qeshurën.

 

Top Channel