Trazirat në Burundi, vriten dy protestues

04/05/2015 00:00

Dy persona janë vrarë gjatë demonstratave në Burundi këtë të hënë në kryeqytet. Ata kërkojnë që presidenti Pierre Nkurunziza të mos rikandidojë për një mandat të tretë.

Demonstruesit bllokuan rrugët dhe u vunë flakën gomave në disa lagje të Bujumbara. Pati përleshje me policinë e cila përdori gaz lotsjellës dhe ujë për ti shpërndarë.  Në ndihmë të policisë ka mbërritur edhe ushtria për të vendosur rendin.

Që prej 25 prillit kur Nkurunziza bëri publik kandidaturën e tij, për zgjedhjet e qershorit, gjashtë persona janë vrarë në vendin afrikan.  Qeveria i ka quajtur protestat të paligjshme dhe e ka cilësuar ‘kryengritje’.

Shtetet e Bashkuara, vendet evropiane dhe ato rajonale i kanë kërkuar Nkurunziza të tërhiqet. Ata thonë se rrezikohet të shkelet marrëveshja e paqes e Arusha, e cila i dha fund luftës civile etnike në 2005, dhe mbajti vendin të qetë për një dekadë.

Top Channel