Golem, banorët lirojnë vetë rrugën e zënë nga pronarët e komplekseve

04/05/2015 00:00

Dhjetëra banorë të zonës së Golemit kanë protestuar ndaj bllokimit të rrugës që çon në bregdet, nga pronarë të kompleksit të vilave në këtë zonë.

Pas lirimit të territorit nga kioskat dhe rrethimet që ngriheshin më parë në të, subjektet private kanë nxituar të vendosin blloqe betoni e të mbjellin bimë dekorative, duke bllokuar lëvizjen e banorëve të komunitetit dhe pushuesve.

Me gjithë ndërhyrjen e mëparshme të Komunës së Golemit, sërish në rrugë janë vënë pengesat që kanë irrituar banorët, të cilët së bashku me mjetet dhe shërbimet e komunës kanë punuar për kthimin e rrugës dhe sipërfaqes së bllokuar në përdorim të komunitetit dhe të pushuesve të tjerë.

Teksa banorët kanë shkulur e prerë bimët dekorative, fadromat kanë liruar territorin e zënë nga blloqet e betonit.

Top Channel