Mikrofinanca: Mbi 65 mijë sipërmarrës të regjistruar gjatë 2014-s

04/05/2015 00:00

Institucionet e Mikrofinancës kanë kredituar gjatë vitit 2014 më shumë se 65 mijë sipërmarrës, fermerë dhe familje, me një vlerë totale prej 16.1 miliardë lekësh.

Në konferencën ‘Mikrofinanca shqiptare, një histori suksesi në shërbim të zhvillimit të vendit’, shoqata kërkoi rishikimin e legjislacionit, lehtësira fiskale, ndërsa një nga problemet me të cilat vazhdon të përballet ky sektor është informaliteti i biznesit të vogël dhe aktivitetit bujqësor, që përbën dhe fokusin kryesor të saj.

Rëndësinë e legjislacionit e theksoi edhe drejtori ekzekutiv i Qendrës Europiane të Mikrofinancës, sipas të cilit qëndrueshmëria e këtij sektori përkthehet në zhvillim të ekonomisë së vendit.

Gjatë viteve të fundit institucionet e mikrofinancës kanë kredituar më shumë se 350 mijë sipërmarrës të vegjël dhe fermerë me vlerë 1 miliard dollarë dhe paraqet 20% të totali të numrit të kredive që jepen në vend.

Top Channel