Merkel mbron bashkëpunimin e inteligjencës gjermane me NSA

04/05/2015 00:00

Kancelarja gjermane Angela Merkel ka dalë në mbrojtje të agjencisë gjermane të inteligjencës, BND, ndaj akuzave se ajo ka ndihmuar ilegalisht SHBA për të spiunuar zyrtarët dhe bizneset në Europë.

Në komentin e saj të parë publik lidhur me skandalin që ka përfshirë prej një jave Gjermaninë, Merkel tha se është e papranueshme për vendet mike të spiunojnë njëra-tjetrën.

Ajo mbështeti bashkëpunimin mes BND dhe NSA amerikane në luftën kundër terrorizmit, si dhe nisjen e një hetimi nga Prokurori i Përgjithshëm. “Ne kemi marrë kontrolle mjaft të sakta nga BND në Parlament dhe unë e konsideroj këtë thelbësore. Por nga ana tjetër, agjencitë e inteligjencës punojnë për sigurinë e publikut dhe qeveria gjermane do të bëjë çdo gjë që ajo të kryejë detyrën e saj”, tha Merkel.

Top Channel