Veliaj, në konventën e LRI-së: Bashkë jemi të pathyeshëm

04/05/2015 00:00

Kandidati i mazhorancës për Bashkinë e Tiranës, Erion Veliaj, përshëndeti konventën parazgjedhore të LRI-së, ku u shpreh i bindur për fitoren më 21 Qershor.

“Ne, kur jemi bashkë, jemi të pamposhtuar, ndaj jam shumë i vlerësuar që për garën e Tiranës kam mbështetjen e LRI-së dhe LSI-së. Qeveria jonë me Edi Ramën dhe Ilir Metën ka treguar që bashkimi bën fuqinë dhe kur ne jemi bashkë nuk ka njeri që na mposht. Jam krenar që jam pjesë e një qeverie, ku PS dhe LSI kanë bërë në 18 muaj atë që nuk është bërë në 18 vjet”, tha Veliaj.

Veliaj shtoi se janë katër vjet që Tirana ka shkuar në drejtimin e gabuar, ndaj kërkoi votën për të ndryshuar.

Kandidati i shumicës kritikoi edhe ish-kryeministrin Sali Berisha.

“Ka disa njerëz, siç është një gjysh 72 vjeç që rri gjithë ditën në Facebook dhe thotë që rinia është e ardhmja. Jo! Ne i themi që rinia nuk është e ardhmja, rinia është e tashmja! Është sot! Është tani!”, tha Veliaj.

Top Channel