“Peking Opera”, ringjallja e artit të lashtë kinez

04/05/2015 00:00

“Peking Opera” është një formë e hershme e teatrit kinez, përhapur gjerësisht në shekullin e 18-të, por që rrënjët i ka shumë më të hershme, e ku ndërthuret dialogu, muzika, kënga, kërcimi dhe lëvizjet luftarake për të treguar një histori.

Në fillimet e veta ishte një formë argëtimi për perandorë e për fermerë të thjeshtë, por që në vitet 1960-1970, ashtu si shumë forma e elementë të tjerë të artit tradicional, nuk u kursye nga “Revolucioni kulturor” i regjimit komunist të Mao Ce Dunit, pavarësisht lidhjes së fortë që kjo formë arti kishte krijuar me popullin.

Ditët e sotme një pjesë e vogël e popullsisë, kryesisht të moshuar e vlerësojnë ende “Peking Opera”. Fu Wenyu është një prej të rejave që kërkon ringjalljen e këtij zhanri. Ajo studion në kolegjin “Peking Opera” dhe rrëfen për BBC-në se çfarë do të thotë “Peking Opera”.

“Që në fillim, interesohesha për ‘Peking Opera’ dhe mamaja ime mendonte se ishte interesante dhe një profesion me një të ardhme për mua. Pjesa më e madhe e publikut janë të moshuar, sepse fatkeqësisht të rinjve u duket shumë e vështirë për t’u kuptuar”, thotë ajo.

 

Top Channel