Veliaj kundër Bashës: Jo votë për të luftuar qeverinë

04/05/2015 00:00

Pas pjesëmarrjes në konventën parazgjedhore të LRI-së, kandidati i shumicës për Bashkinë e Tiranës, Erion Veliaj u ndal në njësinë bashkiake numër 1 për dëgjesën e radhës me qytetarët.

Veliaj u ndal tek deklaratat e kreut të Partisë Demokratike, Lulzim Basha, i cili ka kërkuar votën e pushteti vendor për të kundërshtuar qeverinë.

“Kryetari i opozitës thotë na jepni votën që të luftojmë qeverinë. Çfarë logjike është kjo? Kjo është logjika më primitive në botë. Ne na duhet një pushtet vendor që të punojë me qeverinë, që të zgjidhen problemet, jo një hanxhar për t’u përdorur kundër qeverisë. Vota jonë ka fuqi që të çojë gjërat në drejtimin e duhur, edhe për këta që kanë katër vjet që ecin kundravajtje”- tha Veliaj.

Top Channel