Jahjaga pret ambasadoren e Kanadasë

04/05/2015 00:00

Presidentja e Republikës së Kosovës, Atifete Jahjaga priti në takim ambasadoren e Kanadasë në Zagreb, jorezidente për Kosovën, zonjën Louise LaRocque.

Sipas një komunikate për shtyp Presidentja Jahjaga me ambasadoren LaRocque bisedoi për zhvillimet e përgjithshme në vendin tonë si dhe për mundësitë e thellimit të bashkëpunimit ndërshtetëror midis dy vendeve, në të gjitha fushat me interes të ndërsjellë.

“Ambasadorja e Kanadasë, zonja Louise LaRocque shprehu përkushtimin e vendit të saj për të thelluar dhe fuqizuar bashkëpunimin me institucionet e Kosovës”- thuhet në komunikatën e zyrës së Jahjagës.

Presidentja Jahjaga, së bashku me ambasadoren LaRocque vizituan  projektin e “Girls Coding Kosova, Open Data”,  përmes së cilit bëhet trajnimi i vajzave në përdorimin e teknologjisë informative. Ky projekt që është mbështetur nga qeveria e Kanadasë dhe nga Rrjeti i Grupe të Grave të Kosovës, ka për synim rritjen e transparencës së punës së institucioneve.

Top Channel