Ecja në gjumë është gjenetikisht e trashëgueshme

04/05/2015 00:00

Nëse njëri prej prindërve është somnambul, atëherë mundësitë janë të mëdha që edhe fëmijët të bëhen të tillë. Kërkimet kanë treguar se fëmijët kanë shtatë herë më shumë mundësi të bëjnë ecje në gjumë, në rast se të dy prindërit kanë bërë të njëjtën gjë.

Më shumë se 60% e fëmijëve bënin ecje në gjumë, prindërit e të cilëve kishin qenë somnambul. Ndërsa, një fëmijë kishte tre herë më shumë mundësi të bënte ecje në gjumë, në rast se vetëm njëri prej prindërve kishte qenë i tillë.

Ecja në gjumë ishte më shumë e pranishme te fëmijët të cilët ishin në vitet e shkollës fillore, ndërsa më e madhe tek ata të cilët kanë pasur makthe gjatë natës. “Këto gjetje tregojnë se ecja në gjumë është e trashegueshme gjenetikisht, ndërsa e pranishme në një shkallë më të madhe tek ata që kanë pasur makthe gjatë natës”- u shpreh doktor Jacques Montplaisir nga Spitali i Montrealit në Kanada.

Ecja në gjumë nuk prek vetëm fëmijët, pasi ajo është e pranishme edhe tek të rriturit. Zakonisht kjo ndodh në periudhën kur jemi në gjumë të thellë, ose disa orë pasi kemi rënë për të fjetur.

Top Channel